-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Ambasadori gjerman i përgjigjet Petkoviqit: Krijimi i Asociacionit duhet të adresohet

- Advertisement -

Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi, ka kritikuar Gjermaninë, e cila sipas tij, po mbanë anën e Kosovës duke bërë interpretime të njëanshme.

Petkoviq, ka pyetur ambasadorin gjerman në Kosovë Jorn Rohde, se pse Gjermania nuk ka bërë asgjë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan lajmi.net.

Ndaj kësaj, ka reaguar vetë ambasadori Rohde, i cili ka thënë se të gjitha marrëveshjet e Brukselit kanë nevojë për zbatim.

Po ashtu, në mënyrë specifike Rohde është deklaruar edhe për asociacionin e komunave, duke thënë se këtë kjo çështje duhet të adresohet, madje ai ka bërë të ditur, se këtë ia ka kërkuar edhe qeverisë së Kosovës në baza të rregullta.

“I nderuar zoti Petkovic, po, të gjitha marrëveshjet e Brukselit kanë nevojë për zbatim. Për informim: Unë kam deklaruar disa herë se krijimi i ASM-së duhet të adresohet, vetëm së fundmi dhe publikisht në TV në “Slobodno Srpski” dhe “Kallxo Pernime”, dhe në mënyrë bilaterale me Qeverinë e Kosovës në baza të rregullta”, ka thënë Rohde.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit