18.8 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

“Ambasadori gjerman, francez e turk janë aktiv”, Hoxha: Po mungon reagimi i ShBA-së për krizën politike në vend

- Advertisement -

Analisti politik Ylli Hoxha ka ngritur shqetësimin për mungesën e angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Në emisionin Debat Plus, Hoxha deklaroi se, ndonëse faktorët ndërkombëtarë janë të pranishëm, roli i SHBA-së po mungon dukshëm.

“Nuk është që nuk po përzihet faktori ndërkombëtar. Por kemi një faktor ndërkombëtar që nuk po përzihet hiq, edhe pse është më i rëndësishëm,” theksoi Hoxha, duke shtuar se ambasadori gjerman, si dhe ambasadat franceze dhe turke kanë qenë aktivë gjatë kësaj krize politike në Kosovë.

Sipas tij, roli i Ambasadës Amerikane ka qenë jashtëzakonisht i zbehtë. “Kryesisht aktivitete të zëvendësshefes, dhe gati problem me gjet një deklaratë të saj për çështjen politike,” tha Hoxha, duke e krahasuar këtë qasje me të kaluarën kur SHBA-ja “ka qenë e para që ka paraprirë dhe ka nxitur reagimin e të tjerëve.”

Të ngjashme

Të fundit