Home Sport Ambasadori gjerman falënderon kosovarët që mbështetën Gjermaninë në Euro 2024

Ambasadori gjerman falënderon kosovarët që mbështetën Gjermaninë në Euro 2024

0
Ambasadori gjerman falënderon kosovarët që mbështetën Gjermaninë në Euro 2024

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka falenderuar kosovarët që mbështetën Gjermaninë në Euro 2024.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ai ka falenderuar në gjuhën shqipe.

“Faleminderit shumë Kosovë e dashur për mbështetjen e jashtëzakonshme për ekipin gjerman. Edhe pse “Die Mannschaft” nuk është më pjesë e garës, vazhdojmë të jemi pritësit krenarë të kësaj “Euro” emocionuese.” – ka shkruar ai.

Ndryshe, kombëtarja e Spanjës është gjysmëfinalisti i parë i EURO 2024, kjo pasi fituan 2:1 ndaj Gjermanisë, fal golit të minutës së fundit në vazhdime nga Merino.
Exit mobile version