Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka falenderuar kosovarët që mbështetën Gjermaninë në Euro 2024.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ai ka falenderuar në gjuhën shqipe.
“Faleminderit shumë Kosovë e dashur për mbështetjen e jashtëzakonshme për ekipin gjerman. Edhe pse “Die Mannschaft” nuk është më pjesë e garës, vazhdojmë të jemi pritësit krenarë të kësaj “Euro” emocionuese.” – ka shkruar ai.