26.4 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Ambasadori gjerman dhe francez me mesazh të fortë për Kosovën e Serbinë: Pajtimi, gjithmonë i mundshëm

- Advertisement -

11 Nëntori shënohet si Dita e Veteranëve që filloi në festën e Ditës së Armëpushimit e që përkujton armëpushimin e 11 nëntorit 1918, në orën 11:00 (prandaj “ora e njëmbëdhjetë e ditës së njëmbëdhjetë të muajit të njëmbëdhjetë”), e cila pezulloi luftimet aktive dhe i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Këtë ditë në Prishtinë e kanë shënuar ambasadorët e dy vendeve që dikur kishin armiqësi mes veti për të dhënë mesazhin se pajtimi është gjithmonë i mundshëm.

Gjermani Jorn Rohde dhe francezi Olivier Guerot kanë shënuar këtë ditë duke i nderuar disa nga ushtarët që humbën jetën në Kosovë.

“’Më në fund armët heshtin’. Shumë e menduan këtë 105 vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore mori fund pas vitesh vuajtje. Sot ne e përkujtuam këtë ngjarje me miqtë tanë francezë, përfaqësues të kosovës, komandantin e KFOR-it, gazetarët afganë e ukrainas dhe përfaqësues të korit diplomatik. Ne kemi mësuar se pajtimi është gjithmonë i mundshëm”, ka shkruar Rohde në X.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit