28.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Ambasadori francez: Zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike

- Advertisement -

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet që janë mbajtur sot, në katër komunat veriore.

Guerot thotë se zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike, teksa ka shtuar se tani është koha për të zbatuar ujdinë që është arritur në Ohër.

“Zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike. Na vjen keq që disa parti nuk morën pjesë. Tani është koha për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Guerot në rrjetin social Twitter.

Të ngjashme

Të fundit