Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore, ku u mbyllen objekte të komunave paralele serbe.
Njëjtë si ambasadat e tjera, ai është shprehur se ky është një veprim i njëanshëm i cili nuk sjell zgjidhje.
“Veprimet që kanë ndikim të dëmshëm dhe pjesëtarët e një komuniteti, në këtë rast pjesëtarët e komunitetit serb, nuk janë të mirëseardhura. Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme.” – ka shkruar ai.