Olivier Guerot, ambassador i Francës në Kosovë ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për heqjen e masës për mallrat serbe.
Sipas tij, qasja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme.
“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallra nga Serbia. Ky është një vendim i rëndësishëm që mundëson progres në integrimin rajonal (procesi i Berlinit) dhe drejt integrimit europian. Qasja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar ai në X