6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ambasadori francez: Kurti e Vuçiq të mos zhgënjejnë më 27 shkurt

- Advertisement -

Konflikti dhe negociatat Kosovë-Serbi janë të paparashikueshme dhe për këtë arsye asnjë diplomat nuk nxitohet me deklarata. Olivier Guerot, ambasador i njërit prej vendeve më të fuqishme të BE’së, Francës, në Prishtinë, është i kujdesshëm kur përgjigjet se çfarë do bëjnë Kurti e Vuçiq të hënën e ardhshme në Bruksel.

Por, si një diplomat i vendit që ka bashkësponsorizuar planin (franko -gjerman), në një intervistë për Gazetën Express, ai u kërkon atyre të mos zhgënjejnë.

I pyetur nëse Perëndimi ka vënë përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë si afat për ujdi, Guerot thotë se kjo është thelbësore.

“Në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë është thelbësore të arrihet një marrëveshje dhe të ruhet paqja në këtë rajon…”

Sidoqoftë, për ritmin e negociatave e lë përgjegjës emisarin Miroslav Lajçak (BE).

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për shkak të refuzimit të Kryeministrit Kurti, mund ta komplikojë situatën dhe perspektivën e marrëveshjes mbi bazën e propozimit evropian, por Guerot sinjalizon se Perëndimi s’do të lëshojë pe.

Në këtë intervistë të realizuar me shkrim, francezi u përgjigjet edhe skeptikëve që pyesin nëse Kosova duhet ta pranojë një marrëveshje që nuk i sjell njohje nga pesë vendet, që nuk e qartëson rrugën drejt BE’së e NATO’s e as ulësen në OKB.

Ky diplomat, në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë, e cila nisi më 24 shkurt me agresionin rus ndaj fqiut të saj Ukrainës, ka numëruar ato që Franca ka bërë për t’i dalë në ndihmë Kyivit dhe popullit ukrainas me një porosi të prerë nga Prishtina: “Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë këtë luftë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit