4.1 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Ambasadori finlandez: Të largohen masat e BE-së ndaj Kosovës, nuk i shohim të nevojshme

- Advertisement -

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të largohen.

Nissinen tha se Finlanda nuk i sheh të nevojshme masat për Kosovën.

“Vendi im për një kohë të gjatë ka thënë se duhet të largojmë masat. Ne nuk shohim nevojë për to, dhe bazuar në përfundimet e Këshillit për zgjerim në fund të vitit të kaluar, BE-ja dhe vendet anëtare janë pajtuar se do të ketë largim gradual të këtyre masave. Dhe mendoj që kjo është rruga e duhur drejt largimit të tyre”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai tha se derisa s’do të ketë pajtim të shteteve për atë vendim, s’do të ketë as rezultat.

“Kam goxha përvojë në punët e BE-së. Kam punuar intensivisht në punët e BE-së, dhe bazuar në përvojat e mia personale, mund të them se vendimmarrja nganjëherë mund të jetë më e shpejtë e më efektive, dhe nganjëherë.. ndonëse jam tifoz i madh i BE-së, por pika themelore në çështjet e jashtme edhe në ato të zgjerimit, na duhet unitet, duhet të gjithë të pajtohen në vendimmarrje. Derisa nuk do të kemi pajtimin e të gjitha shteteve në atë vendim, s’do të ketë vendim. Ky është themeli pas vendimmarrjes së BE-së.

Mendoj se çfarë BE-ja duhet të bëjë në mandatin e ri të komisionit të ri është se duhet të jemi kategorik në prioritetet tona. Sidomos kur flasim për politikat globale, apo politikat e jashtme, veçanërisht në lidhjet tona me partnerët, vendet kandidate, BE-ja duhet të jetë shumë e qartë çfarë duam dhe për shembull sidomos për ato vende që duan të bëhen anëtare të BE-së, ka shumë kritere që duhet të plotësohen para se kjo të bëhet realitet”, tha ai.

Blloku evropian pati vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim. Dy palët më pas janë pajtuar për marrjen e disa masave ndaj Kosovës, në këmbim të heqjes së masave. Autoritetet e Kosovës deklarojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat dhe masat e BE-së i konsiderojnë të padrejta.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit