8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ambasadori evropian viziton AGK-në: Shpreha shqetësimin për rritjen e sulmeve e kërcënimeve ndaj gazetarëve

- Advertisement -

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vizituar sot Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “X”, ai ka thënë se në takim theksoi rolin vendimtar të mediave të lira dhe të pavarura në aftësimin e publikut për të marrë vendime të informuara dhe për ta mbajtur pushtetin përgjegjës.

“Theksova imperativin e heqjes së barrierave që mund të pengojnë lirinë e medias dhe shpreha shqetësimin për numrin në rritje të sulmeve fizike, kërcënimeve, fushatave të shpifjeve publike dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar gazetarëve, veçanërisht gjatë raportimit të vitit 2023 nga veriu i Kosovës.” – është shprehur tutje ai.

Në fund, ambasadori evropian ka thënë se kanë folur edhe për rëndësinë e verifikimit të fakteve në zbutjen e ndikimit negativ të dezinformatave si dhe për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediav.

“Së fundi, përgëzova Asociacionin për mbështetjen e tyre ndaj gazetarëve ukrainas dhe afganë.” – u shpreh ai.

Vlen të përmendet se sot është publikuar indeksi vjetor për lirinë e medias nga Reporterët pa Kufij.

Kosova është renditur në vendin e 75 në botë, duke rënë për 19 pozita më poshtë se sa vitin e kaluar, ku mbante pozitën e 56.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit