Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Dugolli në kuadër të festimeve ka takuar edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Dugolli ka thënë se është krenar që qëndron krahas mikpritësve bujarë për të nderuar rëndësinë e një dite të tillë të veçantë dhe për të forcuar lidhjet mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Krenar që qëndrojmë krah për krah me mikpritësit tanë bujarë për të nderuar rëndësinë e kësaj dite të veçantë dhe për të forcuar lidhjet e qëndrueshme mes SHBA-së dhe Kosovës”, ka shkruar ai.