0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Ambasadori Dugolli: Edhe pas një çerekshekulli, Serbia s’përballet me të kaluarën por destabilizon fqinjët

- Advertisement -

Gazetarja e CNN-it, Christiane Amanpour, ka publikuar një video nga arkivi i saj ku tregoi se çfarë gjetën marinsat amerikanë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Në lidhje me këtë ka reaguar ambasadori i ShBA-së në Britani të Madhe, Ilir Dugolli, i cili tha se Kosova është përgjithmonë mirënjohëse për të gjithë, nga gazetarët deri te ushtarët, të cilët refuzuan të mbyllnin sytë ndaj krimeve të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe projektit famëkeq të Serbisë së Madhe.

“Një çerek shekulli më vonë, Serbia jo vetëm që nuk arrin të përballet me të kaluarën e saj të errët, por kënaqet me mosndëshkimin e tyre për spastrimin etnik dhe gjenocidin, kërkon të korrigjojë “gabimet taktike” të Millosheviqit dhe bën gjithçka që mundet për të destabilizuar vendet fqinje”, shkroi Dugolli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit