13.8 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Ambasadori dhe ish-Kongresisti amerikan, Tony P. Hall, i shpreh ngushëllime Presidentit Thaçi

- Advertisement -

Ambasadori dhe ish-Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tony P. Hall, i ka shprehur ngushëllimet e tij ish-presidentit, Hashim Thaçi, pas ndarjes nga jeta të babait të tij.

Në mesazhin e tij, Ambasadori Hall e ka cilësuar babain e Presidentit Thaçi si një njeri të nderuar dhe patriot. Ai ka kujtuar vizitën e tij në shtëpinë e familjes Thaçi në Kosovë disa muaj më parë, ku kishte pasur rastin të njihte nga afër përkushtimin dhe dashurinë e tij për familjen.

“Ji i fortë dhe trim – mos u dekurajo. Zoti, Perëndia yt, do të jetë me ty kudo që të shkosh.”, ka shkruar Hall.

Ish-Presidenti Hashim Thaçi nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, pasi Gjykata Speciale nuk e ka lejuar të udhëtojë drejt Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit