4.1 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Ambasadori britanik uron fillimin e Ramazanit: Pres me kënaqësi të ndaj iftarin me shumë prej jush

- Advertisement -

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit.

Në një shkrim në Facebook, ai ka shprehur urimet më të ngrohta për të gjithë agjëruesit.

“Muaji i Ramazanit është një kohë për të reflektuar mbi atë që ka më shumë rëndësi. Përmes agjërimit, shumëkush bën një sakrificë personale në solidaritet me ata që përballen me vështirësi çdo ditë. Urimet e mia më të ngrohta shkojnë për të gjithë ata që po e respektojnë muajin e bekuar të Ramazanit në Kosovë dhe në mbarë botën. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që po vuajnë, me shpresën për paqe dhe ngushëllim. Pres me kënaqësi të ndaj iftarin me shumë prej jush në ditët dhe javët në vijim” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit