5.8 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Ambasadori britanik takon kreun e KQZ-së, e përgëzon për procesin zgjedhor

- Advertisement -

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjete sociale, diplomati britanik thotë të ketë përgëzuar drejtuesin e KQZ-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe përpjekjet e këtij institucioni që proceset e mbetura në kryhen shpejt e në mënyrë transparente.

“Sot kam takuar Kreshnik Radoniqin, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës. E përgëzova për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe për përpjekjet e Komisionit për të siguruar që proceset e mbetura të kryhen shpejt dhe në mënyrë transparente”, shkroi i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe vlerësimin e tij për punën e këtij institucioni.

“Angazhimi ynë për një proces zgjedhor transparent dhe efikas vazhdon”, thotë KQZ-ja e cila ka shpërndarë postimin e diplomatit britanik për takimin me kreun e KQZ-së

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit