Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar sot kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e funksionimit efektiv të institucioneve të Kosovës dhe nevojën që politikanët të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin në frymën e Kushtetutës, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Pos kësaj, ambasadori e ka përgëzuar Hamzën për rolin e tij të ri.
“E përgëzova për pozitën e re dhe i urova suksese në rolin e tij të rëndësishëm në çuarjen përpara të zhvillimit demokratik të Kosovës”, ka shkruar ambasadori.






