3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Ambasadori britanik: Shumë i zhgënjyer që s’u miratua Kodi Civil, të respektohen të drejtat e njeriut

- Advertisement -

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott është shprehur shumë i zhgënjyer me mosmiratimin e Kodit të ri Civil, i cili do ta rregullonte çështjen e bashkëjetesës mes personave të gjinisë së njëjtë, shkruan Express.

Abbott ka shkruar në Twitter se është me rëndësi që gjuha në Kodin Civil dhe në debat, t’i respektojë të drejtat e të gjithë njerëzve.

Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje. Është e rëndësishme që gjuha, në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+, në përputhje me Kushtetutën”, shkroi Abbott

Të mërkurën dështoi të miratohet në Kuvendin e Kosovës Projektkodi Civil i cili do t’i hapte rrugë martesave mes personave të së njëjtës gjini.

Nga 61 deputetët që morën pjesë në votim, 28 deputetë kanë votuar pro, 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar.

Për këtë, një grumbull qytetarësh janë mbledhur sot para Kuvendit për të protestuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit