Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka deklaruar se javët në vijim do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për stabilitetin politik dhe institucional të vendit.
Ai theksoi rëndësinë e zgjedhjes në kohë të Presidentit të ri, me qëllim që Kosova t’i ketë të kompletuara të gjitha institucionet e qeverisjes që i nevojiten vendit.
“Shpresoj që partitë të jenë në gjendje të punojnë së bashku për t’u siguruar që një president i ri të zgjidhet në kohë dhe që të kemi institucione funksionale,” u shpreh Hargreaves në Kanal10.
Sipas ambasadorit britanik, këto janë javë vendimtare për të bashkuar aktorët politikë dhe për të shmangur mundësinë e zgjedhjeve të reja, të cilat sipas tij do të sillnin pasiguri shtesë.
“Do të ishte më mirë për Kosovën të ecim përpara dhe të kemi një qeveri vendimtare për muajt dhe vitet e ardhshme. Megjithatë, kjo varet nga vullneti i Kuvendit,” tha ai në Politiko, duke shtuar se vendimmarrja u takon deputetëve dhe se mbetet për t’u parë se cilën rrugë do ta zgjedhin”, tha ai.






