8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ambasadori britanik reagon për dorëheqjen e Ahmetxhekajt nga RTK-ja

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, Hargreaves e ka falënderuar Ahmetxhekajn për përpjekjet e tij për reforma në RTK.

Ambasadori britanik gjithashtu ka thënë se shërbimi i mirë i transmetimit publik varet nga tri parime thelbësore: universaliteti i qasjes; saktësinë dhe paanshmërinë; dhe lirinë nga ndërhyrja e qeverisë apo presioni publik.

Ai ka thënë se ambasada do ta ndjekë procesin për emër9imin e pasardhësit të Ahmetxhekajt në postin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

“Si kampionë afatgjatë të rekrutimit meritokratik në Kosovë, ne do të ndjekim procesin për të emëruar pasardhësin e tij nga afër për të siguruar që është e bazuar në merita të sigurohet që reforma të vazhdojë dhe pavarësia editoriale të forcohet”, ka shkruar ambasadori në Facebook.

Ish-drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka reaguar pas dorëheqjes nga ky institucion, gjë për të cilën ka thënë se nuk ishte në vullnetin e tij personal, po një vendim i tillë sipas tij erdhi pas një presioni politik 7 mujor.

Ahmetxhekaj ka thënë se ky presion politik rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik.

“Ishte dita e 94-të qysh kur isha emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së. Bashkë më Arsimin, Festimin dhe Florën u nisëm herët për në Tiranë, me mision të veçantë që të takojmë homologët në Radiotelevizionin Shqiptar dhe të marrim modelin për themelimin e orkestrës së RTK-së dhe për Festivalin e Këngës.

Në gjithë kaosin e atij fillimviti dhe buxhetin e reduktuar kishim vendosur që të mos marrim meditjet që na takojnë, pasi na dukej se çdo cent duhej ruajtur për të mundësuar vazhdimin e funksionimit të RTK-së. Rrugës së kthimit diskutonim për vendimet e mëdha të marra gjatë 3 mujorit, përfshirë kontratat për shërbime, skemën e re programore dhe idetë për transformimin e RTK-së.

Takimi me ish drejtorin Enkelejd Joti ishte caktuar në orën 10:00 ndërkaq të 4-tit kishim me dhjetëra pyetje, me Festimin (në atë kohë drejtor i TV-së) që nuk lëshonte rend me pyetjet për festivalin dhe orkestrën.

Ky takim nuk zgjati shumë gjatë kthimit për në Kosovë, caktuam afatet dhe planin e veprimit për nisjen e festivalit (duke përfshirë negociatat me Ministrinë e Kulturës) dhe poashtu ideuam edhe organizimin e koncertit për Ditën e Paqes, dedikim për luftën në Ukrainë”, ka shkruar mes tjerash Ahmetxhekaj në Facebook.

“Ky akt nuk është dorëzim dhe nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7 mujor që rezultoj me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik.

Në këtë kontekst, qëndrimi im i mëtutjeshëm në këtë pozitë kur ka mosbesim, mungesë të mbështetjes për procesin e reformës së RTK-së dhe Strategjinë Zhvillimore 2024-2027, është i pakumptimtë dhe do të sillte vetëm bllokadë e stagnim për transmetuesin publik.

30 muaj në menaxhim të RTK-së do të mbesin për mua nderi më i madh jetësor, ngase arrita t’i shërbej me sukses fuqizimit dhe rritjes së kredibilitetit të shtëpisë sime të dytë. Kjo dëshmohet edhe me hulumtimet e opinionit publik”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Ahmetxhekajt.

Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një reagimi kishte thënë se i ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e muajve të fundit brenda Radio Televizionit të Kosovës (RTK), e duke folur për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, tha se “Qeveria nëpërmjet eksponentëve të saj, duke përfshirë deputetë, edhe publikisht e ka shfaqur tendencën për kontroll partiak”.

AGK-ja tha se në vend të presionit publik, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të përkujdesen për të siguruar funksionimin e papenguar financiar të RTK-së “dhe të gjejnë zgjidhje për pronën e saj”.

Për rastin e Ahmetxhekajt, AGK-ja tha se Bordi i RTK-së duhet të shpjegojë nëse i nënshtrohen presionit politik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit