15.6 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Ambasadori britanik përkrahë krijimin e Asociacionit, e fton Qeverinë të ketë progres në këtë drejtim

- Advertisement -

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott e ka mirëpritur takimin e thirrur sot nga Ambasada Amerikane ku është diskutuar për Asociacionin.

Abbott ka thënë se Qeveria duhet të ketë progres në këtë drejtim.

“Një diskutim i mirëpritur sot nga Ambasada Amerikane dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes Dialogut, Kosova është angazhuar për themelimin e një Asociacioni dhe palëve u takon të pajtohen formën dhe kohën e themelimit të saj. Ne inkurajojmë qeverinë që të bëjë progres në të dyja. Një organ i tillë nuk është vetëm angazhim ndërkombëtar, por ofron mundësi edhe për serbët kosovarë që të jenë pjesë e pandashme e Kosovës. Kosova është vend multietnik dhe komunat e saj do të mbeten multietnike. Nuk ka diskutim për krijimin e një enklave mono-etnike” shkruan Abbott në reagim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit