24.4 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Këshillat e miqve dhe partnerëve duhet të dëgjohen

- Advertisement -

“Nuk mendojmë se është e domosdoshme që kryetarët e rinj të punojnë nga zyret komunale, dhe gjithashtu nuk mendojnë se ka nevojë që njësitet speciale të ruajnë ndërtesat komunale. Kanë shumë punë të tjera për të bërë në tjera vende. Shpresoj me të vërtetë që të kemi një ndryshim ditëve në vijim. Do të shohimn propozime, shpresoj të kemi më shumë bashkëpunim mes agjencive të sigurisë”, ka thënë ai, siç e citoi Radio Free Europe.

Abott u pyet edhe rreth draft-Statutit të ri të dërguar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, për të cillin tha se nuk e ka lexuar ende dokumentin.

“Këto janë kohëra të vështira dhe duhet të jetë gjë normale që Kosova të dëgjojë këshilltar e miqëve dhe partnerëve të saj. Shqipëria është një vend tejet i afërm me Kosovën. Ne dimë se javëve në vijim do të ketë edhe bisedime ndërqeveritare. Jam i sigurt se do të ketë shumë çështje në tavolinë. Këshilla ime për qeverinë është që të dëgjojë ata dhe ta gjejë rrugën e saj para”, ka thënë Abott.

Njoftimi i Kurtit për takimin me Abott

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar për situatën në veri.

I pari i qeverisë kosovare ia ka rikujtuar diplomatit britanik se sundimi i ligjit duhet të jetë parim bazë për të ecur përpara.

Sipas komunikatës të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka vlerësuar se kusht për mbajtjen e zgjedhjeve në veri është largimi i elementeve kriminale nga ajo pjesë.

“Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugë përpara. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara. Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, është thënë në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, kryeministri ka falënderuar ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Qeveria ka treguar se diplomatin britanik kryeministri e ka takuar pas telefonatës që ka pasur me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Të ngjashme

Të fundit