Jonathan Hargreaves, ambasadori britanik, ka shkruar për takimet që pati me liderët e partive politike në vend.
Ai shpreson që Kosova të ketë “sa më shpejt” qeveri të re që të punohet drejt përparimit të vendit në rrugën euro-atlantike.
Hargreaves mes tjerash shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj sigurisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Këtë javë kam zhvilluar takime të ndara me liderët e partive politike: kryeministrin Albin Kurti të Vetëvendosjes, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinaj të AAK-së.
Shpresoj që së shpejti të formohet një qeveri që do të punojë në interes të popullit të Kosovës dhe do të bëjë përparim në çështjet jetike për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.