20.5 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

Ambasadori britanik: Asociacioni do të zgjidhte shumë çështje të rëndësishme

- Advertisement -

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhte  shumë çështje të rëndësishme.

Sipas Hargreaves, asociacioni do të ishte mënyra më e mirë që shumë çështje të vështira të zgjidhen.

“Ka ende çështje të cilat duhet të trajtohen në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nëse ato qartësohen deri në fund në kontekstin e dialogut, mendoj se shumë prej tyre do të trajtoheshin edhe përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Hargreaves në Kanal 10.

Për më tepër, ambasadori Hargreaves ka ndarë edhe detaje nga takimi me serbët në veri të vendit, ndërsa ka theksuar se shpreson që ata do të marrin pjesë në zgjedhjet e shkurtit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit