Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka qenë sot prezent në ndeshjen e Hoffenheimit, aty ku po shkëlqen treshja e “Dardanëve”, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Ajeti shfrytëzoi mundësinë e artë për të bërë fotografi me tre të rinjtë tanë, të cilët kanë pasur performancë të jashtëzakonshme, si me Kosovën, si me ekipin gjerman.
Ambasadori i falënderoi thellë për performancën e paparë me Kosovën dhe rrugëtimin rekord në kualifikimet për Botëror.
“Me treshen tonë kombëtare në Hoffenheim” shkroi Ajeti.






