13.3 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Ambasadori Ajeti ka një njoftim për bashkatdhetarët në Gjermani, publikon qarkoren që rregulon procedurat e regjistrimit

- Advertisement -

Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti ka një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët. Ai ka publikuar Qarkoren zyrtare (Rundschreiben VII2.20104/49#24) të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë (BMI), e cila rregullon procedurat e regjistrimit për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Njoftimi I plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Me kënaqësi publikojmë Qarkoren zyrtare (Rundschreiben VII2.20104/49#24) të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë (BMI), e cila rregullon procedurat e regjistrimit për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Kjo Qarkore është shpërndarë më 7 mars 2025 tek institucionet lokale të regjistrimit (Melderegister) në të gjitha landet e Gjermanisë. Megjithatë, për shkak të kohës së shkurtër, mund të ndodhë që ende jo të gjitha institucionet relevante ta kenë pranuar këtë dokument.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe të gjitha misionet tona konsullore në Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, München dhe Stuttgart mbeten në shërbimin tuaj për çdo sqarim apo informacion shtesë.

Ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit