-0.7 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Ambasadorët e Quint-it nuk deklarohen për media pas takimit me Kurtin

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ai i Mbretërisë së Bashkuar, Francës, ambasadori i Gjermanisë  dhe ai Italisë pas një ore takim me kryeministrin Albin Kurti janë parë duke dal nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Gazetarët  kanë tentuar që të kenë një deklaratë në lidhje me takimin, por të njëjtit nuk janë prononcuar për medie, raporton “EO”.

Takimi ka ndodhur pas reagimit të Zyrës së BE-së në Prishtinë rreth vendimit preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Një ditë më parë Kurti priti në zyrën e tij emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili kishte ardhur në Prishtinë për të diskutuar hapat e mëtejshëm në dialog, si dhe shqetësimet e tij për situatën e sigurisë në veri të vendit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit