19.7 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Ambasadorët e huaj i shkojnë në takim – Krasniqi u shprehet i shqetësuar për situatën, fajëson Kurtin

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, zëvendësambasadorin gjerman si dhe zëvendësambasadorin italian.

Temë diskutimi e takimit ishin zhvillimet e fundit në vend.

Krasniqi tha se evropianëve që i shkuan në takim u shprehi shqetësim për situatën e keqe politike dhe ekonomike në Kosovë.

“Diplomatëve evropianë u shpreha shqetësimin tim në lidhje me situatën e vështirë politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Nga ta, para se gjithash, kërkova që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Republikës së Kosovës. Qytetarët tanë nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Njoftimi i plotë:

Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës prita shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Zëvendës-Ambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conrad dhe Zëvendës-Ambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero– me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend.

Diplomatëve evropianë u shpreha shqetësimin tim në lidhje me situatën e vështirë politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Nga ta, para se gjithash, kërkova që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Republikës së Kosovës. Qytetarët tanë nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese.

Ambasadorët i sigurova se PDK do të vazhdojë të angazhohet seriozisht dhe të luaj rol konstruktiv në procesin e Integrimit euro-atlantik të vendit, si vizion i kahmotshëm i yni dhe rrugë e vetme drejt zhvillimit dhe përparimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit