25.3 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Ambasada gjermane rikujton “ekipin e ëndrrave” që është në Bruksel: Kosova po e priste, tash vetë e paralizuar politikisht

- Advertisement -

Republika e Kosovës, përveç procesit të dialogut me Serbinë, gjendet edhe në shumë procese të hapura me BE-në ku kërkohet progres sa i përket rrugës së integrimit. Gjatë administratës së kaluar në BE, ku ishin Josep Borell, Oliver Varhelyi e Miroslav Lajcak, në pozita kyçe, lidershipi kosovar, ka pasur shumë ankesa, sidomos për qëndrimin e BE-së sa i përket procesit të dialogut. Kurti pati shkuar aq larg sa që pati thënë se Lajcak po ia mban anën Beogradit.

Megjithatë, tashmë kur në Bruksel është vendosur plotësisht në estabilishment i ri, me Marta Kos si Komisionere për Zgjerim, me Kaja Kallas si Përfaqësuese e Lartë dhe me Soren Petersen si emsiar për Dialogun, Kosova është futur në një bllokadë e krizë të thellë politike pa mundësi për të shfrytëzuar lidershipin e ri evropian për të shtyrë përpara proceset ku gjendet.

Edhe Ambasada gjermane në Prishtinë thotë se Kosova e ka pritur gjatë “këtë ekip të ëndrrave” në Bruksel, që përbëhet nga tre zyrtarë që vijnë nga shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet.

Por, tashmë që Kos nga Sllovenia, estonezja Kallas e danezi Sorensen janë në pozita kyçe, Kosova është e paralizuar pa Kuvend dhe pa Qeveri.

“Kosova ka pritur gjatë për një Komisioner të ri për Zgjerim, një Përfaqësues të Lartë dhe një Përfaqësues të Posaçëm për Dialogun – të gjithë nga vende që e njohin Kosovën. Tani që ky ‘ekip ëndrrash’ nga ana e BE-së është në detyrë, Kosova vazhdon të jetë e paralizuar politikisht.”, kanë thënë sot në një përgjigje për RTV 21 nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Kosova gjendet në blloakdë politike për më shumë se pesë muaj, pasi rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk ia mundësoi asnjë partie të qeveris e vetme. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit që ka fituar 42 % të votave, ngul këmbë në emrin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare dhe s’bën asnjë lëvizje për të ndryshuar kandidaturën e saj, ndonëse partitë opozitare kanë shprehur gatishmëri për të votuar emra të tjerë brenda LVV-së.

Të ngjashme

Të fundit