Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka përkrahur protestën e organizuar sot nga shoqëria civile para Kuvendit të Kosovës, për të shprehur shqetësimin lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni të rëndësishëm shtetëror.
Në reagimin e saj zyrtar, ambasada thekson rëndësinë e funksionimit të institucioneve demokratike, duke e quajtur Kuvendin gurthemel të demokracisë.
Institucionet funksionale janë gurthemeli i demokracisë. E përkrahim mesazhin e fuqishëm të dhënë sot nga shoqëria civile: Kosovës i duhet një Kuvend funksional, një Kryetar Kuvendi i zgjedhur dhe një Qeveri që punon – për të gjithë qytetarët”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, citohet të ketë theksuar vazhdimisht parimin “shteti mbi politikën partiake”, ndërsa ambasada apelon për përgjegjësi të përbashkët nga të gjithë deputetët dhe partitë e zgjedhura.
Mandatet demokratike sjellin me vete përgjegjësi. Le të ecim përpara – për stabilitet, për progres dhe për qytetarët”, përfundon reagimi.