30 C
New York
Saturday, June 21, 2025

Buy now

Ambasada Gjermane del në përkrahje të juristes së medias Flutura Kusari: S’ka liri të medias në një vend ku zërat e medias ngacmohen

- Advertisement -

 

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka dalë në përkrahje të juristes së medias, Flutura Kusari, e cila ka vendosur të ballafaqohet në Gjykatë me individin Mentor Llugaliu, pas një fushate intensive bullizuese që ky i fundit ka bërë në profilin e tij në ‘facebook’, shkruan Express.

Ambasada e Gjermanisë ka thënë se s’ka liri të medias në një vend ku zërat e medias ngacmohen.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Flutura Kusarin, puna e palodhur e së cilës në mbrojtje të lirisë së medias nuk duhet të përballet kurrë me abuzim dhe kërcënim mizogjin. Ajo që ajo u ballafaqua nuk është vetëm një sulm personal – është një kërcënim për vlerat demokratike, dinjitetin njerëzor dhe të drejtën për të thënë të vërtetën para pushtetit”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane, shkruan Express.

Në reagim thuhet se asnjë gazetar apo aktivist i medias s’duhet të ketë frikë për sigurinë e tij derisa ushtron profesionin e tij.

“Liria e fjalës duhet të mbrohet – ashtu duhet të mbrohet edhe nga ata që e mbrojnë atë.

Është koha që të gjithë ne – institucionet, shoqëria civile dhe individët – të ngremë zërin tonë dhe të marrim një qëndrim të vendosur:Tolerancë zero për ngacmimin në internet. Tolerancë zero për heshtjen”, përfundon reagimi.

Të ngjashme

Të fundit