-3.5 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Ambasada e ShBA-së uron Majoren Luljeta Mehmeti–Quigley për diplomimin në Akademinë e FBI-së

- Advertisement -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përgëzuar Majoren e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti–Quigley, për përfundimin me sukses të sesionit të 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia.

Në një njoftim zyrtar, Ambasada bëri të ditur se Majorja Mehmeti–Quigley është oficerja e dhjetë nga Kosova që diplomon në këtë program prestigjioz, i cili njihet si një nga trajnimet më elitare për zyrtarët e zbatimit të ligjit në mbarë botën.

Ky arritje, sipas Ambasadës, është mbështetur përmes programeve DOJ-ICITAP dhe FBI LEGATT Sofia, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Akademia Kombëtare e FBI-së, e themeluar në vitin 1935, deri më sot ka trajnuar mbi 53 mijë profesionistë të sigurisë nga vende të ndryshme të botës.

Në përfundim, Ambasada e SHBA-së ka shprehur urimet e saj për Majoren Mehmeti–Quigley dhe ka riafirmuar përkushtimin për të mbështetur ndërtimin e institucioneve të sigurisë më të forta dhe më të sigurta në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit