Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, po e viziton Shqipërinë.
Me këtë rast Ambasada e ShBA-ve i ka uruar mirëseardhje.
Në reagim thuhet se vizita e Clintonit është një moment domethënës për miqësinë e dyja vendeve.
“Mirë se erdhe në Tiranë President Clinton! Vizita e parë e ish-presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tone”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Kjo është vizita e parë në Shqipëri e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Për nder të tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka organizuar ceremoni të pritje.
Rama do ta nderojë Clintonin me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.