1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Ambasada e ShBA-së për referendumin në veri: Vlerësojmë përpjekjet e bëra nga zyrtarët kosovarë

- Advertisement -

Në një përgjigjie për klankosova.tv, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka specifkuar thirrjet e Quint-it dhe BE-së, që Lista Serbe të ndryshojë qëndrimet rreth pjesëmarrjes në këtë proces për katër komunat veriore, megjithatë nuk pati lëvizje rreth kësaj çështjeje.

“Quint-i dhe BE-ja u ka bërë thirrje Listës Srpska dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës më 10 prill që të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në këtë votim ligjor për tërheqjen e kryebashkiakut. Na vjen keq që ata nuk e bënë një gjë të tillë dhe për këtë arsye nuk i shfrytëzuan plotësisht mjetet demokratike në dispozicion të tyre sipas ligjit kosovar për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për klankosova.tv

Ambasada amerikane në Kosovë kanë bërë të ditur gjithashtu se qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar, duke shtuar se e mbështes demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime që e mbështesin atë.

Tutje thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre e ndoqën procesin e votimit nga afër.

Ata e vlerësojnë lartë përpjekjen e institucioneve të Kosovës për realizimin e gjithë këtij procesi në mënyrë demokratike.

”Ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga zyrtarët kosovarë të zgjedhjeve për të lejuar të gjithë qytetarët e Kosovës të regjistruar në katër komunat të marrin pjesë në këtë proces demokratik”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit