14.5 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Ambasada e ShBA-së në Tiranë: Kush nuk zbaton rregullat e emigracionit do t’ua heqim vizën amerikane dhe do të dëbohen

- Advertisement -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka njoftuar se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.

Në njoftimin e kësaj ambasade thuhet se “Departamenti i Shtetit i ShBA-së është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese”.

Tutje në këtë njoftim theksohet se kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, është një masë thelbësore.

“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë”, thekson ambasada.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit