Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nderuar punëtorët amerikanë për kontributin e tyre në sukseset ekonomike brenda dhe jashtë vendit.
Këtë dedikim ambasada e bëri siç thotë me rastin e shënimit të Ditës së Punës në Amerikë,.
”Të hënën e parë të shtatorit, SHBA-ja nderon punëtorët e saj duke festuar Ditën e Punës. Miliona punëtorë amerikanë kanë kontribuar në sukseset ekonomike të bizneseve amerikane brenda dhe jashtë vendit. Mësoni më shumë rreth festës dhe aktiviteteve që bëjnë amerikanët për të festuar! #Dita e Punës”.