Që nga ardhja e presidentit Donald Trump në Shtëpi të Bardhë, SHBA ka forcuar në maksimum politikat e imigracionit dhe sigurisë së kufijve.
Në një postim të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, thuhet se nëse gënjen për të marrë një vizë, punon pa leje pune apo qëndron në SHBA më gjatë se sa ke vizë, do të ketë penalizime serioze.
Këtu përfshihet edhe burgosja, deportimi dhe ndalimi i përhershëm për të marrë një vizë amerikane në të ardhmen.
“Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni pa leje ligjore ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të periudhës së vizes do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgun, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.