Ambasada e Kosovës në ShBA: Mirënjohje të përhershme për Engelin, mbështetja e tij erdhi kur nevojitej më së shumti

- Advertisement -

Ambasada e Kosovës në ShBA ka reaguar pas vdekjes së kongresistit Eliot Engel, i cili kishte kontribuuar për kauzën e Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga ndarja nga jeta e Eliot Engelit”, shkruan ambasada e Kosovës në ShBA.

“Ai qëndroi pranë Kosovës jo vetëm si një anëtar i shquar i Kongresit, por si një mik i vërtetë që kujdesej për popullin dhe të ardhmen tonë”.

Ambasada tha se Engeli iu gjet Kosovës në momentet kur ajo kishte më së shumti nevojë, prandaj edhe mirënjohja për të do të rrojë gjithmonë.

“Zëri dhe mbështetja e tij erdhën në momentet kur ato kishin më shumë rëndësi dhe do të kujtohen gjithmonë”.

“U dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”.

“Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme”.

Të ngjashme

Të fundit