Home Lajme Ambasada e Kosovës në Pragë reagon ndaj sulmit në universitet: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve

Ambasada e Kosovës në Pragë reagon ndaj sulmit në universitet: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve

0
Ambasada e Kosovës në Pragë reagon ndaj sulmit në universitet: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve

Të shtënat masive në një universitet të Pragës kanë lënë të paktën 10 të vdekur, thanë autoritetet çeke, duke shtuar se edhe personi i armatosur ishte “eliminuar”.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike.

Me këtë rast, Ambasada e Kosovës në Çeki, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Pas raportimeve për një sulm të armatosur në qendër të Pragës, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit. Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Ju lutemi kontaktoni Ambasadën në +420 257 217 775 për çdo kërkesë për ndihmë konsullore”, ka njoftuar ambasada kosovare në Pragë.

Exit mobile version