Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka dorëzuar letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian.
‘’Nder i madh t’i dorëzoj letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian. Danimarka ka qenë dhe do të mbetet një përkrahëse e fuqishme e rrugës euro-atlantike të Republikës së Kosovës. I gëzohem bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës’’ ka shkruar Ambasadori në Facebook.