4.1 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Ambasada e Kosovës në Emirate del me sqarim për vizat: Ka marrëveshje, nuk ka datë

- Advertisement -

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka bërë të ditur se ende nuk ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizjen pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në njoftimin e kësaj ambasade theksohet se sot është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit mes dy shteteve për përjashtimin reciprok të kërkesave për viza hyrëse në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do të ju mbanë të informuar në kohë. Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse”, thuhet në njoftim.

Lajmin lidhur me marrëveshjen për heqjen e vizave për kosovarët e bëri të ditur gjatë ditës presidentja Vjosa Osmani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit