Ambasada e Kosovës në Dubai ka shpërndarë në profilin e tyre zyrtar një postim të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë homazheve të Kryeministrit Kurti në Prekaz.
Për këtë ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Ajo tha se ky veprim nga diplomatët dhe Ambasada është i jashtëligjshëm që tregon për nivelin e servilizimit dhe joprofesionalizmit.
Gjithashtu shkroi se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë veprim.