29.9 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Ambasada e Kosovës deklarohet butësisht: E vlerësojmë reagimin e Mickoskit ndaj thirrjeve antishqiptare

Më në fund pasi kaluan gati dy ditë është deklaruar edhe Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut, në gjuhë tejet të butë – ndryshe nga ajo e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Vlerësojmë reagimin e kreut institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin e fuqishëm të faktorit politik shqiptar në Qeveri përkitazi me këtë çështje”, shkroi Ambasada.

Për më tepër, kjo deklaratë e Ambasadës së Kosovës vlerëson vetëm reagimin e të ashtuquajturit VLEN, por jo edhe të BDI-së së Ali Ahmetit.

Postimi i plotë:

Ambasada ka përcjellur me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve në një ndeshje basketbolli në Kumanovë. Duke pasur parasysh që thirrjet e tifo grupeve të tilla janë të shpeshta dhe rëndom mbretërojnë nëpër stadiume, ne dënojmë në termat më të fuqishëm këto thirrje.

Vlerësojmë reagimin e kreut institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin e fuqishëm të faktorit politik shqiptar në Qeveri përkitazi me këtë çështje. Mjaft premtues është aktivizimi i prokurorisë dhe urojmë që autorët të i nënshtrohen pasojave juridike, duke krijuar kësisoji një trend të ndëshkueshmërisë për rastet e tilla

 

Të ngjashme

Të fundit