Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga MINT-i, ku thanë se janë të shqetësuar me vendimin e qeverisë, të cilin e quajtën të papritur.
Ambasada italiane tha se së bashku me Bashkimin Evropian dhe me partnerët tjerë në Kosovë, po e monitorojnë nga afër rastin.
“Vendimet duhet të jenë rigoroze dhe ligjërisht të kenë bazë ankimore dhe nuk duhet të kërcënojnë lirinë e medias dhe informimit”, thuhet në reagim.
Reagime për rastin e Klan Kosovës pati edhe nga Ambasada Amerikane, ajo gjermane e nga zyra e BE-së në Kosovë.