9.3 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Ambasada e Italisë: Ende nuk kemi parë drejtësi për Masakrën e Reçakut

- Advertisement -

Përfaqësues të Ambasadës së Italisë në Kosovë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut. 


Sipas një postimi të ambasadës në rrjetet sociale, ende nuk është parë drejtësi për këtë masakër.

“Më 15 janar 1999, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal, për të cilin ende nuk kemi parë drejtësi. Nuk duhet të harrojmë kurrë”.

Kosova përkujton sot 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit