21.6 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Ambasada e Gjermanisë i kushton disa vargje kulturës kosovare për kafenë: “Çdo gllënjkë është dëshmi e ngrohtësisë dhe mikpritjes”

- Advertisement -

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook një moment të veçantë të ambasadorit Jorn Rohde, duke vlerësuar kulturën e kafesë në vendin tonë.

Ambasadori Rohde është ndalur për të shijuar një kafe gjatë rrugës Prishtinë – Mitrovicë, ndërsa përmes një fotografie të publikuar nga ambasada, është shprehur vlerësimi për traditën e mikpritjes dhe rëndësinë që kafeja ka në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Në rrugën ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës, ambasadori ynë kaloi një moment për të shijuar një filxhan kafeje të ndriçuar nga dielli. Duke festuar kulturën e pasur të kafesë në Kosovë, çdo gllënjkë është një dëshmi e ngrohtësisë dhe mikpritjes lokale. Kafeja e mirë i lidh njerëzit dhe janë këto momente të përditshme që me të vërtetë forcojnë lidhjet mes njerëzve,” thuhet në postimin e ambasadës.

Ky vlerësim nga Ambasada Gjermane vjen si një tjetër konfirmim i veçantë për kulturën e mikpritjes në Kosovë, ku kafeja shpesh shërben si simbol i afrimit dhe bashkëbisedimit mes njerëzve.

Kujtojmë se javën e fundit është ngritur një debat publik pikërisht sa i përket kafesë për shkak të rritjes së çmimit të saj, ku në disa lokale në Prishtinë, çmimi i një makiato të madhe ka arritur në 2 euro./Gazeta Infokus

Të ngjashme

Të fundit