Ambasada e Amerikës lavdëron Kosovën: Luajtët me zemër, vendosmëri e krenari

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka lavdëruar Kosovën pas ndeshjes së mbrëmshme me Turqinë.

Ata kanë thënë se futbollistët luajtën me zemër, vendosmëri e krenari.

Ambasada ka vlerësuar se ajo çfarë ka arritur Kosova është e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme.

‘’Një përpjekje e shkëlqyer nga ekipi kombëtar i Kosovës – luajtët me zemër, vendosmëri dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme’’, ka shkruar ambasada.

Të ngjashme

Të fundit