Ambasada britanike ka kërkuar nga autoritet serbe që Radoiçiq të sjellet para drejtësisë.

“Autorët e sulmit, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë arrestuar dhe nuk janë sjellë para drejtësisë, dhe ne edhe një herë u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”.