Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka kujtuar 45 viktimat e masakrës së Reçakut, që ndodhi 27 vjet më parë në Reçak.
Ambasada britanike u përfaqësua në ceremoni përkujtimore me zëvendësambasadorin, Paul O’Connor, shkruan IndeksOnline.
“Sot përkujtojmë viktimat e masakrës së Reçakut në vitin 1999. Zëvendësambasadori ynë mori pjesë në ceremoninë e sotme për të nderuar 45 jetët e pafajshme të humbura dhe për të shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe thirrjet e tyre për drejtësi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Më 15 janar të vitit 1999, 45 civilë shqiptarë, të pambrojtur dhe paarmatosur, u masakruan barbarisht nga ushtria serbe, në Reçak të Shtimes






