6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ambasada britanike në Serbi: E njohim Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

- Advertisement -

Ambasada britanike në Beograd ka thënë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin për rezultatin e dialogut.

Po ashtu, nga ambasada është shtuar se, Britania e Madhe e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Britania e Madhe e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ne mbështesim fuqishëm dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe i takon Serbisë dhe Kosovës që të vendosin për rezultatin e këtij procesi, i cili presim që do të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të mirën e njerëzve të të dy vendeve”, thuhet në reagim, kanë thanë nga ambasada për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

Në përgjigjen e Ambasadës Franceze në Serbi thuhet se Franca mbështet plotësisht përpjekjet aktuale të Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme.

“Në këtë drejtim, ne e mirëpresim takimin që u organizua me iniciativën e kancelares gjermane”, thonë nga Ambasada Franceze në Beograd.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dy ditë më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të ketë shumë detaje, por se do të përfshihet edhe njohja e Kosovës.

Asokohe, Scholz kishte biseduar në takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Berlin, por pas bisedimeve me Vuçiqin nuk përmendi më njohjen, por marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Franca ishte gjithashtu ndër vendet e BE-së që njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Nga 27 anëtarët e BE-së, Kosova nuk është njohur nga vetëm pesë shtete. Negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve filluan në vitin 2011.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit